
Peshkatari John McInnes duket se ka një aftësi të paparë në kapjen e aragostave shumëngjyrëshe.
Muajin e kaluar, ai kapi një aragosta të paparë ndonjëherë, në ngjyrë lejla e rozë, në gjirin Casco, afër Portlandit.
Kjo do të ishte një histori e jashtëzakonshme më vehte, por McInnes thotë se kjo është hera e dytë që e kap këtë specie të veçantë, raporton CNN.
"E kapa tetorin e kaluar dhe ishte shumë i vogël për tu mbajtur, dhe pastaj e kapa përsëri atë. Me siguri ishte një milje e gjysmë larg nga ku e lëshova. Nuk shkoi shumë", tha McInnes.
Këtë herë, ishte rritur shumë dhe ishte e pamundur për tu mbajtur, por McInnes thotë se aragosta nuk ishte e destinuar për një pjatë darke.
Aragosta ka një guaskë të gjallë ngjyrë lejla, blu dhe rozë , dhe qëndronte përkrah të afërmve të saj me ngjyrë kafe.
McInnes po e mban aragosten në një rezervuar dhe shpreson ta dhurojë atë për ndonjë akuarium.
Shumica e aragostave amerikane janë në gjyrë të kaltër të errët dhe kafe të gjelbërta, sipas Institutit të aragostave në Universitetin e Maine.
Rrallë, një defekt gjenetik do të bëjë që një aragostë të krijojë një proteinë që shkakton ngjyrosje të pazakontë, siç është në ngjyrë blu, të verdhë, portokalli apo edhe pink. Ata janë mjaft të rralla, dhe ngjyrat e tyre të ndritshme e bëjnë më të vështirë për tu fshehur nga preja.
Aragosta e rrallë është ajo me ngjyrë të bardhë ose e ashtuquajtura “albino”, e cila shfaqet vetëm në 1 në 100 milion aragosta.



