Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar u rritën me 0.75 për qind dhe u tregtuan me 45.47 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.8 për qind dhe u tregtuan me 48.17 dollarë për fuçi, duke lënë pas humbjen e lartë që shënuan ditën e djeshme me 5.3 për qind.
Indeksi i çmimeve të arit ishte në nivel të qëndrueshëm gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Ai u tregtua me 1.226.69 dollarë amerikanë për onz.



