
Drejtori i ujësjellësit në Bashkinë Përmet është proceduar penalisht pasi nuk I është bindur urdhrit të policisë dhe i ka kundërshtuar duke parkuar automjetin në mënyrë të parregullt.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se është proceduar penalisht shtetasi F.D, 30 vjeç, banues në fshatin Frashër, Përmet(me detyrë drejtor i ujsjellësit në Bashkinë Përmet).
“Shtetasi F. D., në datën 03.01.2022, në qëndrën e qytetit të Përmetit nuk i është bindur urdhërit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë pasi kishte parkuar në mënyrë të parregullt automjetin.
Shtetasi i mësipërm u procedua penalisht për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".”, bënë me dije ndër të tjera policia.



