Transporti publik në kryeqytet shoqërohet me problematika të shumta që lidhen jo vetëm me mungesën e kushteve por edhe me mosrespektim të orareve. Qytetarët thonë se për ta kjo situatë është kthyer në makth.
Problemet pranohen edhe nga kryetari i shoqatës së transporteve Dashnor Mema, i cili kërkon dhe ndërhyrjen e bashkisë.



