Rama me krerët e rinj të PS në degë: Të transformojmë partinë nga vendi ku kërkohet punë në shtet

Rama me krerët e rinj të PS në degë: Të transformojmë partinë nga vendi ku kërkohet punë në shtet

Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes së garave për përzgjedhjen e tyre në të 61 bashkitë e vendit, cilësoi si sfidë përgatitjen për zgjedhjet vendore të vitit që vjen.

Kryesocialisti cilësoi si sfidë transformimin hap pas hapi i partisë në diçka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë, tha ai dhe ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe një nevoje të jashtëzakonshme për të mbajtur sa më pranë njerëzit kanë besuar.

Duhet bërë transformimi i partisë nga aksi ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa të tjerë ankohen se çfarë mund t’i them X dhe Y kur nuk i japim dot as kryetarit të partisë një punë në shtet.

Partia Socialiste duhet të mobilizojë forcat që të jetë zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor. Që të jetë një parti ndërmjetëse mes shumicës dhe zgjedhësve. Të jetë një parti që përcjell qoftë shqetësimet dhe vendimet e shumicës qeverisës por edhe shqetësimet, kërkesat dhe hallet e njerëzve.

Të jetë një parti e territorit dhe jo një parti e mbyllur të një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen dhe më pas rrinë me njeri tjetrin dhe merren me të njëjtat muhabete.

Cilido që merr një detyrë të kësaj natyre përsipër që nga kryetari i organizatës dhe deri te kryetari i partisë, duhet të ketë ambicie që t’i japë diçka të re të partisë. Dhe jo një i ri apo e re që bëhet shumë shpejt më i vjetër se partia dhe që merr shumë shpejtë kilet se sa mandatin.

Mbetem i palumtur për faktin se ne kemi bashkëkyresim të partisë nga burra, djem, gra dhe vajza në 23 bashki dhe në bashkitë e tjera kemi 5 kryetare partie dhe kemi vetëm burra.

Përgjigja e sekretariatit është se nuk kishte gra në ato zona. Sa herë dëgjoj këtë përgjigje, më lind pyetja? Burrat në atë zonë kush i lind dhe me kë i lindin fëmijët, me njeri tjetrin? Nëse nuk ka gra dhe vajza në ato zona si zhvillohet jeta aty? Pyetja që bëj është po aq idiote sa dhe përgjigja që jepet!

Dhe PS na qenka një parti vetëm me burra... Atyre kryetarëve burra që janë aty, dhe nuk kanë një bashkëkryetare, duhet t’iu vijë shumë zor.

Ata vetë duhet të bëhen flamurtarët e një ndryshimi imediat, ku në çdo bashki të ketë edhe një bashkëkryetare vajzë ose djalë.

Ai cilësoi si problem edhe më të madh përcaktimet në statut për përfaqësimin e grave, duke kërkuar që parashkrimet duhet të zbatohen dhe të mos jenë opsionale.

Sipas tij, një vend që nuk ka ekuilibër gjinor në jetën e vetë sociale, ekonomike dhe politike është një vend që rri me një këmbë ose siç e quajti ai “gjysma gjel”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy