
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka paralajmëruar për rrezikun që kriza aktuale në Rripin e Gazës të përshkallëzohet në një konflikt global.
Ai diskutoi situatën e përkeqësuar në Lindjen e Mesme me ministrin e Jashtëm të Bahrejnit Abdel Latif bin Rashed al-Zayani në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.
“Presidenti Abbas kundërshtoi dëbimin e palestinezëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre, qoftë në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor apo Jerusalem,” raportoi agjencia e lajmeve WAFA .
Sipas tij “vendimet e papranueshme ushtarake dhe të sigurisë kanë çuar në situatën aktuale, e cila potencialisht mund të zhvillohet në një konflikt rajonal ose global”.
Abbas shprehu mirënjohjen e tij për vendet arabe dhe popullin e tyre për mbështetjen e tyre, duke mbështetur të drejtat e popullit palestinez dhe duke bërë thirrje për t/i dhënë fund agresionit izraelit.



