Vogëlushi 7-vjeçar kishte blerë diçka për të ngrënë në shkollë kur u përplas për vdekje, autori i dyshuar regjisori Petri Bozo (VIDEO)

Vogëlushi 7-vjeçar kishte blerë diçka për të ngrënë në shkollë kur u përplas për vdekje, autori i dyshuar regjisori Petri Bozo (VIDEO)

Mësohen detaje të reja lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar në Elbasan, ku personi në timon, dyshohet ka qenë regjisori Petro Bozo, 61 vjeç.

 

Gazetarja Entela Duka, raportoi për MCN Live, se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Mengel të Elbasanit, ku makina po vinte nga Tirana drejt Librazhdit.

 

Fëmija kishte qenë në një furrë buke, ku kishte blerë diçka për të konsumuar në shkollë dhe në anën tjetër të rrugës e priste e ëma, kur duke kaluar rrugën është përplasur nga makina. Trupi i të voglit, përfundoi në pjesën e poshtme të automjetit. 

 

Banorët e zonës ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë të miturit, por pa rezultat. Vogëlushi 7-vjeçar ndodhej në klasën e parë dhe ishte fëmija i tretë i familjes. 

 

Pas ngjarjes së rëndë i dyshuari, një personazh i njohur publik, u arrestua nga policia. Dyshohet se makina lëvizte mbi shpejtësinë e lejuar. 

 

Banorët thonë se në të njëjtën rrugë ka pasur aksidente të tjera fatale, madje pak kohë më parë është përplasur për vdekje një tjetër fëmijë, i afërt me viktimën.

 

“Fëmijët janë shumë të rrezikuar kur shkojnë në shkollë, i shoqërojmë vetë. Ka shumë shoferë që ikin me shpejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy