
Nga Anduena Llabani
Skandalet në sistemin e drejtësisë s'kanë të ndalur. Shumë prej tyre i zbulojnë proceset e vetingut ku punën më të madhe e bëjne monitoruesit e huaj, nisur edhe nga denoncimet që vijnë nga palët e dëmtuara. E njëjta fabul përsëritet këtë herë nga një shoqatë, e cila denoncon rastin se si një prokuror rrethi dhe policia bashkëpunojnë për të zhvatur para nga qytetarët që janë shpallur të pafajshëm nga gjykatat.
Lëshonte urdhra për bllokimin e mjeteve që kishin kaluar 2 vite hetime, me qëllim përfitimin e parave. Skandali i radhës përfshin kreun e prokurorisë së Përmetit, i komanduar por prej muajsh i paditur për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ky prokuror mësohet se ka nxjerrë afërsisht 60 urdhra bllokimi për mjetet motorike, të cilat kanë qenë objekt procedimi penale në vitet 2018- 2019, nga prokurorë të mëparshëm.
Bëhet fjalë për çështje të hetuara 2 vite më parë dhe që kanë arritur në konkluzuonin që personat, të cilët janë përdorues të këtyre mjeteve, nuk kanë lidhje me veprat penale, por që janë lënë në ruajtje mjetit deri në përfundimin e hetimeve.
Prokurori ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave duke deklaruar se shtetasit e dëmtuar kanë të drejtëë të apelojnë vendimet.
Për këtë denoncim të Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, në fund të vitit të shkuar janë në dijeni dhe shumë institucione të vendit dhe ato të huaja që monitorojnë sistemin e drejtësisë. Këshilli i Lartë i Prokurroisë, SPAK, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, por dhe Ambasada Amerikane dhe Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë, janë në dijeni të këtij rasti.
Pak ditë më parë, prokurori i Përmetit denoncoi se ishte kërkcënuar me jetë, nga një fishek, i lënë jashtë dritares së zyrës së tij, por pavarësisht këtij veprimi ai nuk kërkoi marrjen në mbrojtje.
Brenda pak ditësh ai do të përballet edhe me vettingun, ndërsa një prej dosjeve më të nxehta që pati në duar ishte ajo ndaj pronarit të UET_ës, Henri Cili, I cili u arresua në flagranc për mitmarrje.
Asllan Bajrami më 29 qershor do të përballet në një proces gjyqësor për akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Në këtë kallzim thuhet se prokurori ka nxjerrë urdhëra për bllokimin e disa mjeteve edhe pse hetimet për to kishin më shumë se dy vite që ishin mbyllur.
Kallëzuesi gjithashtu pretendon se duke qënë se prokurori më parë ka ushtruar funksionin e tij në prokurorinë e Fierit, në Përmet nuk ka gjetur mundësi tjetër për përfitime dhe ka zgjedhur këtë mënyrë në bashkëpunim me OPGJ Gjirokastër.
Spak shpalli mos kompetencën në lidhje me kallzimin e bërë nga shoqata e avokatëve antikorrupsion, por kallzuesit sërisht pretenduan se prokurori u mbrojt.
“Duke patur parasysh se këto veprime me qëllim përfitimin personal, në bashkëpunim me policë gjyqësorë Gjirokastër, që ndjekin cështjen penale me urdhër të prokurorit, kallzimi në fjalë nuk duhej dërguar në prokurorinë pranë gjykatës shkallës së parë Gjirokastër, pasi në këtë prokurori nuk mund të behet një hetim I drejtë dhe I paanshëm duke qënë se OPGj janë të implimuar në këtë çështje”.
Asllan Bajrami u emërua nga KLP-ë, përkohësisht si prokuror I Përmetit më 25 korrik, me 7 vota pro, ndërkohë që ky prokuror ka kërkuar po nga këshilli rikthimin në prokurorinë Fier.



