Marrëveshja Turqi-Libi mbledh ministrat e Jashtëm në Kajro

Marrëveshja Turqi-Libi mbledh ministrat e Jashtëm në Kajro

Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Qipros, Francës, Italisë dhe Egjiptit do të takohen të mërkurën në Kajro, bëri sot të ditur qeveria egjiptiane. Bisedimet midis pesë ministrave të Jashtëm pritet të përqendrohen në zhvillimet që prekin kufijtë detarë pas marrëveshjes së mbrojtjes të nënshkruar nga Ankaraja dhe qeveria libiane me qendër në Tripoli.

Ministrat do të diskutojnë për "zhvillimet e menjëhershme" në Libi dhe "rrugët për të shtuar përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse" midis administratave rivale atje, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

Turqia bëri të ditur të dielën se ka filluar vendosjen e trupave në Libi për të mbështetur Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare (GNA) të njohur nga Kombet e Bashkuara, pasi ajo kërkoi mbështetjen turke muajin e kaluar për të frenuar ofensivën e forcave të gjeneralit Khalifa Haftar, të cilat mbështeten nga Rusia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania.

"Do të ketë një qendër operative (në Libi), do të ketë një gjeneral toger turk që udhëheq dhe ata do të menaxhojnë situatën atje. (Ushtarët turq) gradualisht po zhvendosen atje tani", tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë me CNN Turk, sipas Reuters.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy