Deputeti socialist, Pandeli Majko, reagon pas letrës së ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, i cili shprehu shqetësimin në lidhije me bordin e menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Në reagimin e tij, Majko shprehet se ndërkombëtarët nuk vijnë të shkelin Kushtetutën dhe se vetingu e ka një sindikatë kushtetuese.
“Nuk dua të bëhem pjesë e asnjë debati që kërkon komunikim me ONM. Dua të nënvizoj se ndërkombëtarët do të vijnë për të na vëzhguar ne. Vetting-u e ka një sindikatë kundërshtuese. Ne nuk i bëjmë mirë situatës duke u bërë pjesë e kësaj sindikate. Ndërkombëtarët nuk kanë ardhur këtu për të shkelur Kushtetutën dhe ligjet tona. Ndërkombëtarët nuk kanë ardhur për të krijuar debate politike”, shprehet Majko.
Një ditë më parë, ministri Vasili i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Meta, kryeministrit Rama, presidentit Nishani dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin, në të cilën shprehte shqetësimin për ligjshmërinë e bordit të menaxhimit të ONM-së.



