“Everything Everywhere All at Once” është shpallur fituesi i madh në natën e çmimeve Oscar duke marrë shtatë çmime gjithsej duke përfshirë vlerësimin për filmin më të mirë.
Çmimi për filmin më të mirë të animuar shkoi për “Pinocchio” të Guillermo Del Toro, duke mposhtur kandidatët e tjerë ”Marcel The Shell With Shoes On” , “Puss in Boots 2: The Last Wish”, “The Sea Creature dhe Red”.
Michelle Yeoh fitoi çmimin Oscar si aktorja më e mirë me rolin e saj në filmin “Everything Everywhere All at Once” duke u shpallur në këtë mënyrë dhe aktorja e parë aziatike që merr këtë titull.
Jamie Lee Curtis fitoi çmimin si aktorja më e mirë në rol dytësor në filmin “Everything Everywhere All at Once”.
Çmimi për dokumentarin më të mirë shkoi për “Navalny”. Gruaja e liderit të opozitës ruse, e cilësoi luftën e Putinit kundër Ukrainës si të padrejtë, kujtoi angazhimin e të shoqit për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë.
Ndërkohë çmimi për filmin më të mirë të shkurtër shkoi për “An Irish Goodbye” .
James Friend fitoi çmimin për kinematografinë më të mirë në All Quiet on the Western Front , i nominuar në kategorinë me Bard , Elvis , Empire of Light dhe Tár .
Çmimi për filmin më të mirë në gjuhë të huaj shkoi për filmin “All Quiet on the Western Front” të regjisorit gjerman Edward Berger.
Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër të animuar shkoi për The Child, the Mole, the Fox and the Horse nga Charlie Mackesy dhe Matthew Freud, i cili triumfoi mbi The Flying Sailor , Ice Merchants, My Year of Dicks dhe An Struc Told Me the World is Fake and I Think I Believe It.
Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, i njohur si The Daniels, fituan çmimin për Skenarin më të Mirë Origjinal për “Everything Everywhere All at Once”.
Brendan Fraser fitoi çmimin për aktorin më të mirë me rolin e tij në "The Whale".
"Kam filluar të bëj filma tridhjetë vjet më parë dhe gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë ashtu siç duhet. Tani jam këtu. Të kthehesh në sipërfaqe nuk është e lehtë, por e bëra, ka njerëz që më lejuan, fëmijët e mi", tha ai gjatë ceremonisë.



