Dj Avicii i cili njihej si pionier i lëvizjes dance Elektronik, është ndar nga jeta në moshën 28 vjeçare.
DJ, Tim Bergling, por i njohur me emrin e artit se Avicii i cili ishte edhe një producent muzikor nga Suedia është gjetur i vdekur këtë të premte, por ende nuk dihen shkaqet dhe motivet.
Përfaqësuesi i tij ka njoftuar në një deklaratë duke thënë: “Është dhimbje e thellë që të shpallim humbjen e Tim Bergling, i njohur si Avicii. Familja e tij është e lënduar dhe i kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e tyre në një moment kaq të vështirë. Nuk do jepen deklarata të tjera”.

Mediat raportojnë se ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit, pasditen e kësaj të premteje.
Dj Avicii që ka sjellë bashkëpunime tepër të suksesshme me emra të njohur të muzikës si Madonna, Coldplay dhe Rita Orën.
Artistët e njohur kanë shprehur menjëherë ngushëllimet për suedezin nëpërmjet postimeve në rrjete sociale. Ndër ta edhe kolegu Calvin Harris që kujton shpirtin e tij të talentuar.

Ai fitoi dy çmime MTV Music Awards, si dhe një Billboard Music Award dhe ishte i nominuar për dy çmime Grammy.
Disa prej hiteve të tija më të njohura ishin “Wake Me Up”, “The Days”, “You Make Me”, dhe e fundit një bashkëpunim me këngëtaren me origjin shqiptare Rita Ora, “Lonely”. Por arritja më e madhe e Avicii ishte "Le7els".

Vdekja e Aviciit vjen vetëm disa ditë pasi ai u nominua për albumin më të mire në Billboard Music me titullin Avicii (01), të cilin e publikoi në gushtin e vitit të kaluar.
Ja disa prej hiteve të tij:



