9 dhjetori shënon ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, ndërkohë që shumica e institucioneve ndërkombëtare në raportet e tyre referuar Shqipërisë vërejnë si shqetësuese fenomenit e pastrimit të parave.
Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Flobenc Dilaveri në ‘MCN Informacion’ u shpreh se niveli i pastrimit të parave në vendin tonë janë në nivel profesional, ndërsa theksoi se përveç ndërtimit ajo bëhet dhe përmes tregtisë.
Ai tha se ka shumë biznese të cilat mbideklarojnë bizneset dhe fitimet, teksa shtoi se bankat e kanë me ligj sektorin e pastrimit të parave por ato luajnë një rol pothuajse të padukshëm.
Është një fenomen i përhapur në ditët tona pastrimi i parave, i kthyer në mënyrë fenomenale sepse s’ka asnjë pastrim të thjeshtë, është kthyer gati-gati në një shkencë dhe mendoj se dhe institucionet tona duhet të rikthejnë sytë nga rritja e nivelit të luftës për pastrimin e parave për të rritur performancën e tyre.
Në Shqipëri deri dje kanë qenë burime të jashtëzakonshme të pastrimit të parave lojërat e fatit të cilat sot nuk janë më një aset, por realisht sot ka dhe tregti forma se si mundet të ndërhysh dhe të pastrosh para dhe më thjeshtë se në ndërtim.
Nëse një produkt e ke me 1300 lekë dhe nga paratë që kur i ke dhënë kesh ja faturon 1700 dhe ky biznes që e merr përsipër për ta marrë me këtë çmim fitimin do e marrësh në forma ligjore.
Ndërkohë nga puna që kam pas bërë dikur kishte dhe biznese që mbideklaronin xhiron dhe ai mbi deklarim nesër kthehej në burim të ligjshëm parash. Në këtë fazë mendoj se 80% e bizneseve punojnë në këtë mënyrë i marrin diku cash dhe i kthejnë po cash sepse kredi në bankë nuk mund të marrin.
Më tej ai shtoi se bankat format i kanë të jashtëzakonshme për të penguar apo facilituar procesin e pastrimit të parave, dhe atje ku duan krijojnë mundësi për lehtësira dhe po atje ku duan të krijojnë pengesa.
Bankat thjeshtë luajnë një rol anemik gati të pandjeshëm dhe në njëfarë mënyre dhe vetë drejtoria e pastrimit dhe parandalimit të parave për nga strukturat dhe numrat që ka është jashtëzakonisht e dobët.
Po të mendojmë bankën si filtrin e parë të luftës për pastrimin e parave do thoja se është qesharak për mënyrën se si operohet në treg. Këtu duhet të luajë rolin e saj dhe banka e Shqipërisë.



