Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses aksionin e koduar “Kredia e fundit” ku ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave të cilët akuzohen se kanë fituar kredi nëpërmjet dokumentave të falsifikuara.
Nga hetimet e para dyshohet se të arrestuarit kanë fituar nga 300 mijë lekë deri në 1 milion lekë të reja me anë të skemës së falsifikimit.



