
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk pranoi të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili refuzoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Në hyrje të seancës së sotme parlamentare, lideri i opozitës deklaroi se vendimi i Kushtetueses nuk mund të komentohet.
“Nuk kam asnjë koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është vendim i cili komentohet”, u shpreh Basha.
Ai shtoi se theksi i sotëm por edhe në vijim, është zbardhja e skandalit të inceneratorëve.



