Arrestimi i gylenistëve, Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm

Arrestimi i gylenistëve, Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-s, Driton Gashi, në lidhje me arrestimin dhe nisjen e procedurave të ekstradimit për pesë drejtues të shkollave “Mehmet Akif”. Këta të fundit konsiderohen përkrahës të lëvizjes gyleniste në Turqi.

Në njoftim të qeverisë “Haradinaj” thuhet se arsyeja e shkarkimit është mosnjoftimi i kryeministrit për operacionin e deportimit të fshehtë dhe urgjent të shtetasve turq.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj”.

“Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij!“,thuhet në njoftimin e qeverisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy