Trump kërkon zëvendësimin e gjykatëses dhe zhvendosjen e procedurave në një qytet tjetër

Trump kërkon zëvendësimin e gjykatëses dhe zhvendosjen e procedurave në një qytet tjetër

Donald Trump tha se ai ka udhëzuar avokatët e tij që t'i kërkojnë gjykatëses Tanya Chutkan të tërhiqet nga procesi në ngarkim të tij për sulmin në Capitol Hill, si dhe të zhvendosë procedurat nga Uashingtoni në një qytet tjetër.

“Është e pamundur për mua të kem një gjykim të drejtë me gjyqtaren që më është ‘caktuar’ dhe në atë vend”, ka deklaruar ish-presidenti në një postim në faqen e tij të rrjeteve sociale “Truth”.

Gjykatësja e emëruar nga presidenti i atëhershëm Barack Obama, u zgjodh me short në 2014-ën. 

Ajo njihet si një nga gjykatëset që kanë ndëshkuar më ashpër personat që sulmuan Kapitolin. Vlen për t’u theksuar se ajo ka dhënë edhe dënime më të ashpëra nga ato që ishin kërkuar nga prokurorët e Departamentit të Drejtësisë.

Po ashtu gjykatësja ka ndërmarrë veprime kundër Trump edhe për çështje të tjera më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy