Ndezën zjarr duke djegur një sipërfaqe pyjore/ Arrestohet 26-vjeçari dhe procedohet babai i tij

Ndezën zjarr duke djegur një sipërfaqe pyjore/ Arrestohet 26-vjeçari dhe procedohet babai i tij

Një 26-vjeçar është arrestuar ndërsa është proceduar penalisht babai i tij në fshatin Bersnik i Poshtëm, Gramsh. I riu dhe babai i tij u kapën në flagrancë duke ndezur zjarr në fshat, dhe si pasojë e flakëve  u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth.

“Ndezën zjarrin në fshatin Bersnik i Poshtëm, që dogji një sipërfaqe pylli dhe rrezikoi banesat përreth, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, procedohet penalisht babai i tij.   

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh vunë në pranga shtetasin F. S., 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 70 vjeç (babai i shtetasit F. S.).   

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy