Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një vajzë e re ka gjetur vdekjen tragjikisht.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se një 22-vjeçare është ka rënë nga kati i pestë i pallatit duke përfunduar mbi një makinë.
Si pasojë e rënies nga lartësia e reja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po heton për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes tragjike.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



