Republika e Kosovës ka tashmë një stadium të certifikuar nga UEFA. Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë u vizitua edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Kujtim Gashi, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në fjalën e tij, Gashi u shpreh i emocionuar dhe tha se ndeshja e parë në këtë stadium do të luhet më 13 gusht.
Ndërsa kreu i Kuvendit atje, pasi pa nga afër ambientet e reja të stadiumit, tregoi edhe planet për të ardhmen.
Nga ky moment, Kombëtarja e Kosovës, ndeshjet e Ligës së Kombeve, që nisin në shtator, do t’i zhvillojë në Prishtinë.



