Situata Rusi-Ukrainë/ Oketa: Pasojat e rënda, zero mundësi për gjetjen e një zgjidhje në tryezë

Situata Rusi-Ukrainë/ Oketa: Pasojat e rënda, zero mundësi për gjetjen e një zgjidhje në tryezë

Ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën në Ukrainë e cila prej gjashtë ditësh ndodhet nën sulmet ruse.

Ai tha se duke parë atë që është duke ndodhur në terren, mundësitë për të gjetur një zgjidhje në tryezë janë pothuajse zero.

Oketa deklaroi se asgjë nuk mund të justifikojë sjelljen e presidentit rus ndaj Ukrainës e cila duke qenë një shtet sovran ka të drejtën e plotë të vendosë vet se çfarë orientimi do të ndjekë.

Intervista e plotë

1-Z. Oketa, pamje dramatike sot nga Ukraina, nga njëra anë autokolonat ruse që I drejtohen kryeqytetit Kiev dhe nga ana tjetër largimet masive nga vendi. Asnjë rezultat nga bisedimet e djeshme mes dy delegacioneve. A mund të ketë, një armëpushim sipas jush?

Ajo që po ndodh në realitet në terren sigurisht e bën mundësinë e gjetjes së një zgjidhje në tavolinë pothuajse zero. Presidenti rus luan me tryezën e bisedimeve duke e përdorur atë si një argument se është i hapur për një zgjidhje por realiteti tregon krejt të kundërtën. Pamjet e largimit të qytetarëve, kryesisht gratë dhe fëmijët nga vendbanimet e tyre, por pamjet më dramatike sot ishin dhe shpërthimet në një qendër ku s’ka asnjë objekt ushtarak ku kanë humbur jetën 10 civilë të pafajshëm. Përdorimi i disa armëve që synojnë dëmtimin e personave dhe të gjithçka këto zhvillime bëjnë të kesh zero besim dhe optimizëm që ajo tryezë do të japë një zgjidhje nëse bëhet raundi i dytë.

2-Z. Oketa, PE e shoqëroi me duartrokitje sot ndërhyrjen e Presidentit Zelenski, por çfarë përgjegjësie ka sipas jush Perëndimi mbi këtë luftë tek e cila po bëhemi dëshmitarë sot?

Përtej duartrokitjeve cilado qofshin përpjekjet e perëndimit lufta nuk mund të jetë zgjidhja. Nuk gjendet asnjë argument që mund të justifikojë Rusinë për një sulm të tillë edhe kundrejt civilëve të pushtojë duke shkelur çdo ligj kur një vend sovran ka të drejtën e vet për të vendosur se çfarë orientimi duan të marrin. Kështu që nuk mendoj se ka argument që të justifikojë sjelljen e presidentit Putini pasi duket se ai dhe me zhvillimet e fundit ushtarake ka kaluar nën një fazë ku irracionalja dominon mbi logjikën. Gjithë ato kolona për të pushtuar Kievin tregojnë së pari një dëshpërim të Putinit i cili pretendonte të nënshtronte Ukrainën brenda 1 apo 2 ditësh. Por rezistenca e bërë nga Ukraina sigurisht ka prishur qetësinë e presidentit rus. Para se të vija këtu po lexoja dhe me të drejtë SHBA kërkojnë të analizojnë anën psikologjike dhe anën mendore të presidentit rus pasi të kërcënosh perëndimin me bomba atomike vetëm një njeri pa stabilitet mendor mund të bëjë kërcënime të tilla. Ajo që të gjithë do dëshironin është që ky konflikt të përfundonte një orë e më parë sepse po humbim jetë njerëzish, po vriten civilë dhe ata qytetarë rus që s’janë të angazhuar dhe po vuajnë pasojat e sanksioneve prandaj zgjidhja e këtij konflikti do ishte zgjedhja më e mirë. Pak është për të shpresuar se ai po bën një tërheqje, por BE duhet të jetë suporti për Ukrainën dhe krijimi i të gjitha kushteve të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre dhe kjo do të shërbente jo vetëm për mbajtjen gjallë të rezistencës por do të ulte dhe moralin e forcave ruse.

3-Gjermania ka njoftuar se do të rrisë shpenzimet e saj për mbrojtjen mbi nivelin 2% të PBB-së. Sipas te dhënave te Institutit Ndërkombëtar për Kërkim dhe Paqe,  ne 2020 shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen fiksohen 77.2$ për fryme. Duhet te rishikojmë dhe ne shpenzimet? Kujtojmë investimin 50 milionë euro për bazën e Kuçovës dhe blerjen e disa dronëve nga Shqipëria?

Nëse duan dronë apo pajisje të tjera kërkon një vendimmarrje politike, por kjo është një çështje e diskutuar vazhdimisht në NATO ajo që e bëri të kërcasë më shumë si çështje ishin deklarata jo shumë diplomatike të Trump. Zhvillimet e sotme në Ukrainë kanë hapur historinë botërore. Shumë vende do të shohin jo thjesht politikat e tyre ushtarake por edhe ato ekonomike, deri diku sot ndoshta e kemi më të lehtë të flasim por jam shprehur se nuk shoh asgjë në shkëmbimet tregtare por ajo ku Evropa duhet të ishte treguar më e vëmendshme duhet të ishte kontrolli i të ardhurave që shkonin në buxhetin rus. Shumë vende do shohin tani buxhetin, siç edhe nga ana tjetër çdo e keqe ka dhe të mirën. Ky rast bëri që NATO dhe BE të unifikojnë qëndrimin, ndoshta ky ishte një nga gabimet në kalkulimet e Putinit dhe nuk e ka pritur një reagim të tillë në unison. Rusia në asnjë rast nuk do arrij ta gjunjëzojë Ukrainën dhe shpejt apo pak më vonë do të zgjidhet me dështimin e Putinit.

4-Z. Oketa, ka shqetësim se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet edhe në Ballkanin Perëndimor. Mund të nxitet një konflikt i ri? Dhe si e shihni kërkesën e bërë nga Kosova, për anëtarësim të me procedurë të përshpejtuar në NATO?

Nuk di të them se sa realisht për shkak të situatës NATO apo BE mund të përshpejtojë procedurat për anëtarësim. Ukraina ka disa territore që aktualisht janë të pushtuara dhe se di se sa kjo shkon në përputhje me parimet e BE. Por sigurisht këto deklarime shërbejnë dhe si qëndrime politike, ku qoftë Ukraina apo Kosova janë të qarta në orientimet e tyre. Kështu që s’ka asgjë të keqe në të tilla deklarime, përkundrazi qartësojnë pozicionin e Kosovës në BE. Kështu deklarimi i Kosovës apo Ukrainës më së shumti demonstrojnë vullnetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy