Kurti paralajmëron nga Kuvendi: Reciprociteti me Serbinë do të vendoset dhe nuk do të dështojë (VIDEO)

Kurti paralajmëron nga Kuvendi: Reciprociteti me Serbinë do të vendoset dhe nuk do të dështojë (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për reciprocitetin me Serbinë duke thënë se atë do ta vendosin në momentin që janë të përgatitur.

Nga seanca e Kuvendit sot, Kurti u shpreh se arsyeja pse reciprociteti nuk është vendosur akoma është ikja nga dështimi, ashtu siç ndodhi njëherë kur u detyruan ta zhbëjnë.

“Qysh në dhjetor 2011 e patëm miratuar rezolutën për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Nëse ne nuk mund ta zbatojmë në plotni reciprocitetin ai mund të dështoj. Këtë princip e kam paraqitur edhe në takimet që kamë pasur në Bruksel. Zëvendësi im i parë Bislimi ka përgatitur një dokument me 11 shkeljet që i bënë Serbia reciprocitetit me Kosovën. Ne edhe faktorëve ndërkombëtar ua kemi treguar këtë gjë. Mirëpo në këto 100 ditë të para kemi pasur drejtor të ri të doganave, dhe na duhet të përgatitemi mirë sepse nuk bënë të dështojmë sërish. Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë të tij”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se reciprocitetin se kemi për hakmarrje.

“Është një parim i shëndosh i marrëdhënieve midis shteteve. Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje por është një parim. Nuk e kemi për të shtuar barriera po për ti hequr ato ekzistuese. Duhet ta bëjmë që mos ta zhbëjmë më. Ne do të vendosim reciprocitetin dhe këtë do ta bëjmë atë kur të jemi të përgatitur. Ne do ta vendosim reciprociteti por nuk duam të dështojmë”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të PDK-së, lidhur me reciprocitetin, tha se do ta vendosin reciprocitetin por nuk duan të dështojnë.

“Ju vini prej një pozicioni politik, të një grupacioni politik, qe ka qene kundër reciprocitetit, ju keni interes te dështoje reciprociteti, prandaj ju dëshironi të vendoset pa u përgatitur. Ne do te përgatitemi, do ta vendosim Reciprocitetin dhe nuk do të dështoj ai, dhe uroj që o ju ta ndërroni qëndrimin si grup paraletrar”, përfundoi kryeministri Kurti.  

Për shkak të mospranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në nëntorin e vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Nga qeveria pasuese, e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars, 2020 taksa u shndërrua në reciprocitet me Serbinë, gjë që nxiti kundërshtim në Serbi, SHBA dhe Bashkim Evropian. Heqja e kësaj mase ishte vendimi i parë i pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hotit, i cili e hoqi reciprocitetin më 6 qershor të vitit të kaluar, gjë që mundësoi rinisjen e dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Qeveria Kurti kishte vendosur që për momentin të mos e zbatojë reciprocitetin me Serbinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy