
Stërvitjet ushtarake në Mesdheun Lindor nuk janë të dobishme, pasi mund të rrisin tensionet. Ky është paralajmërimi i ministres federale së mbrojtjes Anegret Kramp-Karenbauer, lidhur me situatën e krijuar midis Greqisë dhe Turqisë. Kjo e fundit po kryen kërkime për hidrokarbure në zonën e Mesdheut lindor.



