Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Fadil Kasemin, 52-vjeçarin që paki ditë më parë vrau ish-bashkëshorten në rrugë në zonën e Xhamllëkut.
Para trupit gjykues, Kasemi është shfaqur tepër i ftohtë gjatë gjithë seancës, pa dhënë shpjegime mbi motivet e vrasjes.
Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, pas kërkesës së prokurorit të çështjes, i cili ngre tri akuza ndaj Kasemit, atë të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.
Autori i vrasjes së gjyqtares nuk shfaqi shenja pendese për krimin para trupit gjykues
Kasemi mbërriti në Gjykatë nën masa mjaft të larta sigurie.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, ku Kasemi ekzekutoi ish-bashkëshorten e tij Fildes Kasemi, Gjyqtare e Shkodrës.
Pasi kishte tentuar ta vriste në vitin 2015, Kasemi e realizoi qëllimin duke e vrarë dy vite më pas, teksa Hafizi po vendoste rripin e sigurimit.
Për këtë ngjarje, Fadil Kasemi u lirua në janar të 2017 kur i kishin mbetur pa vuajtur 11 muaj e 8 ditë burg.
Ai përfitoi nga amnistia e miratuar në dhjetor 2016. Aktualisht dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë pasi prokuroria ka bërë rekurs duke kërkuar dënimin me 5 vjet burg e jo 3 vjet burg siç kishte dhënë gjykata e Kavajës.



