Pezullimi i fondeve të BE për bujqësinë, me dyshimin se me to është abuzuar, sipas ekspertit Eduard Sharka ka ndikuar te fermerët. Por pavarësisht kësaj, Sharka thotë se hetimi i SPAK në lidhje me këtë çështje do të rikuperojë besimin te institucionet shqiptare të drejtësisë.
Lajmi i mirë është që drejtuesi i SPAK ka nisur hetimet. Në rast se do bëjë një hetim serioz do të rikuperojë një kredibilitet të humbur të institucioneve shqiptare.
Fondet IPARD, pavarësisht se hetimi ka mbaruar, tek ne nuk ka ardhur. Fakti që çoi në vendimin e pezullimit do të thotë që ka prova për abuzime me këto fonde.
Mbetet për t’u parë si do të funksionojë për IPARD 3, por hetimi i SPAK do të ketë ndikim.



