Lala: Vendimi i Kushtetueses "shpëton" Veliajn, por nuk e mbyll çështjen

Lala: Vendimi i Kushtetueses "shpëton" Veliajn, por nuk e mbyll çështjen

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, shpjegoi se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit Begaj, duke e lënë në fuqi mandatin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. 

Sipas Lalës, GJK arsyetoi se Veliajt i është mohuar e drejta për një proces të rregullt dhe se Këshilli i Ministrave nuk ka provuar shkelje të rëndë për ta shkarkuar. Ajo shtoi se vendimi nuk ndikon në procesin penal që po zhvillohet ndaj Veliajt në GJKKO, ndërsa Këshilli Bashkiak mund ta rinisë procedurën nëse respektohen kushtet e Kushtetutës. 

"Gjykata Kushtetuese pasi shqyrtoi ankesën e Veliajt për shkarkimin, ka vendosur me 5 vota pro dhe 3 kundër të shfuqizojë vendimin e Këshillit të Ministrave, që vendosi shkarkimin nga detyra. Gjithashtu të shfuqizojë dekretin e Presidentit Begaj, i cili kishte dekretuar zgjedhjet për 6 bashki, përfshirë edhe atë të Tiranës. GJK e kishte pezulluar dekretin që lidhej me zhvillimin e zgjedhjeve. Pra nuk do të zhvillohen zgjedhje në Tiranë. 

GJK ka rrëzuar vetëm kërkesën për prezumimin e pafajësisë. Procesi në GJK nuk lidhet me procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme ku shqyrtohen akuzat penale ndaj Veliajt. Masa e sigurisë dhe procesi penal nuk ka lidhje me vendimin e GJK sot. GJK thotë që Erion Veliajt i është mohuar e drejta për proces të rregullt, nuk është dëgjuar përpara Këshillit Bashkiak. E gjithë procedura e ndjekur nga Këshilli është e parregullt dhe antikushtetuese. Së dyti, ligji nuk mund të jetë më lartë se Kushtetuta.

Ligji për qeverisje vendore parashikon shkarkim për “mungesë pa arsye për tre muaj”, por GJK thotë se Veliaj ka munguar për shkak të masës së sigurisë. Veliaj sipas GJK mund të shkarkohet sipas nenit 115 të Kushtetutës, vetëm nëse qeveria provon se Veliaj ka kryer shkelje të rënda. Për shembull, nëse Veliaj cilësohet fajtor për njërën nga akuzat apo të gjitha, konsiderohet e ka kryer krim të rëndë dhe Këshilli i Ministrave e shkarkon. Ose ka raste të tjera, kur ka tradhti ndaj atdheut, flagrancë, e me radhë. 

Në këtë pikë, përveçse procedura është e paligjshme, Këshilli i Ministrave nuk e ka provuar shkeljen e rëndë. GJK lë hapësirë që Këshilli Bashkiak mund ta rinisë procedurën, por ai të dëgjohet dhe së dyti, Këshilli i Ministrave të provojë se ka shkelje të rëndë nga Veliaj"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy