
Arbnor Sadiku, njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në një intervistë për MCN live, tha se konflikti izraelito-palestinez mund të ketë ndikim edhe te ngjarjet e ndodhur në veri të Kosovës.
Kjo sipas tij mund të ndodhë pasi vëmendja e ndërkombëtarëve do të jetë më e fokusuar në atë konflikt, ndërsa shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm për të ruajtur interesat e tyre.
Vëmendja ndaj sulmit terrorist të Serbisë dhe strukturave të saj paramilitare ishte e shtuar tej mase dhe e gjithë diplomacia botërore dhe evropiane ishte fokusuar se si ti kthej palët shqiptare dhe serbe për në tavoline e bisedimeve për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit , por e pamë me tej që përveç konfliktit ne Ukrainë, doli edhe konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës i cili i ka rrënjët shumë të thella dhe ne një formë apo një tjetër e ka humbur vëmendjen qoftë të Ballkanit Perëndimor apo të Kosovës dhe të luftës në Ukrainë.
Tani bota është fokusuar përgjithësisht SHBA dhe Unioni Evropian drejt shuarjes së këtij konflikti me përmasa të mëdha në Lindjen e Mesme dhe kësisoj të tentojë ndërmjetësimin e ndalimit të luftës.
Në këtë kuadër ai tha se refuzimi i Asociacionit mund ta kthejë Kosovën në një konflikt të ngrirë njësoj si ai Izrael-Palestinë.
Natyrisht ndërlidhja e Kosovës me konfliktin Izrael-Palestinë është e rëndësishme për Kosovën të kuptoj këtë konflikt në kuptimin që refuzimi i një Asociacioni të ndërmjetësuar nga Bashkësia Ndërkombëtare e kthen Kosovën në një konflikt të ngrirë të ngjashëm me Palestinën dhe Izraelin dhe si i tillë do të ishte në dëmin më të madh të saj se do të ishte një vend që nuk e ka statusin e saj ndërkombëtar të zgjidhur, nuk është i anëtarësuar në shumicën e organizatave ndërkombëtare dhe kësisoj do të kishte problematikat e saj të vazhdueshme me hapjen e mundësive të reja të gjithmundëshme me konflikte të reja me Serbinë.
Edhe një diçka tjetër mes konfliktit izraelit-palestinez, që të dyja palët nuk e njohin njëra tjetrën, dhe këtë rast Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe për faktin se nuk e njohin i bie që ne çdo moment mund ti vërsulen në ndonjë akt terrorist Kosovës, apo në forma të tjera, ngjashëm ndodh edhe në konfliktin Izrael-Palestinë sepse është një konflikt i ngrirë ku praktikisht të dyja palët synojnë të asgjësojnë njëra tjetrën.
Natyrisht rasti ndryshon pasi që Kosova e njeh Serbinë po pa Kosovës, dhe natyrisht Serbia qe përveç nuk e njeh sovranitetin e Kosovës, ka synime të qarta për një okupim klasik qe është i ngjashëm me ato të Hitlerit.



