Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur 'Ura e Gjoricës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të vdekur tre persona dhe duke plagosur katër të tjerë.
Kujtim Istrefi, Murat Istrefi dhe Lulzime Istrefi kanë humbur jetën nga aksidenti, ndërkohë janë plagosur Mërgim Lazri, 25 vjeç, Edison Lazri, 20 vjeç, Kadrie Markeçi, dhe Firuze Istrefi, 56 vjeç.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi: Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur 'Ura e Gjoricës', janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



