
Twitter shënon fitoren e parë kundër Elon Musk.
Kompania mori dritën e gjelbër nga drejtësia amerikane për një procedim të shpejtë të gjyqit kundër pronarit të Teslës për refuzimin e tij për të blerë median sociale.
Gjykatësi Kathaleen St J McCormick vendosi që gjyqi do të zhvillohet në tetor, shumë përpara shkurtit 2023, datë e kërkuar nga avokatët e Musk.
Duke akuzuar njeriun më të pasur në botë për "tentativë sabotimi", avokatët e kompanisë i shpjeguan gjykatës se duhen vetëm pesë ditë për t'i vërtetuar botës se Musk duhet të respektojë marrëveshjen e tij për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë.
Një zgjidhje e shpejtë e mosmarrëveshjes, shpjeguan ata, është e nevojshme për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të mediave sociale dhe për të hequr pasigurinë që ka qëndruar mbi shoqërinë prej muajsh.



