
Qeveria njoftoi një ditë më parë se në qershor do të paraqesë ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat i cili do të targetojë profesionet e lira.
Eksperti i Ekonomisë, Igli Zepishta i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV për këtë çështje tha se kjy ligj për profesionet e lira nuk është i drejtë pasi do bjerë barra edhe mbi konsumatori. Eksperti thotë se qeveria mund të gjejë rrugë të tjera për të shmangur abuzimet.
Kur qeveria vendosi të zerojë tatimin nuk e ka marrë parasysh efektin zinxhir te biznesi i madh, ata e kanë shfrytëzuar. Shumë biznese janë të vogla. 15% për profesionet e lira nuk është e drejtë. Biznesi i profesioneve të lira nuk është aq i vogël saç mendohet se bëjnë evazion. Barra do të shkojë tek konsumatori. Ka mënyra të tjera për të shmangur abuizimet. Administarta i ka mjetet për të hetuar, kontrolluar për të shmangur këto problematika që ka qevria. Ky ligj duhet të konsultohet me grupet e interesit, të shohe efektet që ka.
Të vendoset një kufi sic e ka rimbursimi i kreditimit të TVSH së karburanteve. Sipas llojit të aktivitet it mund të vendosësh kufi. Nese ke xhiro 500 milionë lekë duhet të vendosësh kufi, barrierë që të njihen shpenzimet. Një mënyrë që mund t'i ulë problematikat dhe nuk rëndon buxhetin e konsumatorit.
Zepishta tha gjithashtu se dyfishim i gjobave për të gjitha kompanitë që nuk deklarojnë saktë pagat e punonjësve nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh pasi dhe gjobat aktuale janë të larta.
Historia e gjithë këtyre viteve ka treguar që rritja e gjobave nuk ka pasur efekt në rritjet e të ardhurave për shtetin. Cdo binzes, e dimë që dhe ajo gjobë është e lartë për atë shkelje. Nëse për një biznes për një person të deklaruar është 200 dhe do bëhet 400 nuk do e përmirësojë këtë gjë. Ka politika të tjera kontrolli, survejimi që një biznes të mos mbajë punonëjs të padeklaruar. Dhe kontrolli i pagave nuk ka hapësira që qeveria të detyrohet të shtrëngojë masat. Nuk kanë diferenca të jashtëzakonshme që të jetë bërë problem për qeverinë.



