Pesë orë ndjekje në det, sekuestrohet gomonia bosh (VIDEO)

Pesë orë ndjekje në det, sekuestrohet gomonia bosh (VIDEO)

Finalizohet me sekuestrimin e gomones një operacion policor që u zhvillua prej mëse pesë orësh në Vlorë. Gomonia bosh është kapur në afërsi të ishullit të Sazanit. Ajo ishte braktisur nga skafistët, të cilët dyshohet se lëndën narkotike e kanë hedhur në det. Ndërkohë, në bregdet vijojnë kontrollet. Policia e Vlorës ka rrethuar zonën dhe po bën verifikime. Dyshimet kryesore janë se një sasi lënde narkotike ishte nisur nga Vlora, por është pikasur autoritetet. Megjithatë, nuk ka ende një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen.  

Shtatë mjete detare të policisë u angazhuan në një operacion në grykëderdhjen e Vjosës, pas sinjalizimeve se gomonia mund të ketë një ngarkesë lënde narkotike.

Operacioni u asistua nga ajri edhe nga një helikopter dhe dron.

Në të u përfshinë efektivë të Policisë Kufitare, Forcat Delta, rojet bregdetare dhe Guarda di Finanza.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy