Atentat në New York, vritet drejtuesi i gjigantit të sigurimeve shëndetësore

Atentat në New York, vritet drejtuesi i gjigantit të sigurimeve shëndetësore

Atentat me armë zjarri në Manhattan, në zemër të New Yorkut. Drejtori i Përgjithshëm i gjigantit të sigurimeve shëndetësore UnitedHealthcare, 50-vjeçari Brian Thompson, u qëllua për vdekje në gjoks teksa po shkonte drejt hotelit Hilton për të marrë pjesë në një konferencë të kompanisë.

Atentatori i veshur me një xhaketë ngjyrë kremi, një maskë të zezë dhe një çantë shpine gri, i kishte bërë pritë.

Më pas ai iku i armatosur në drejtim të lindjes në Sixth Avenue, ndërsa policia u vu në ndjekje të tij.

Thompson u transportua në spitalin Mount Sinai West në gjendje kritike, por ndërroi jetë më vonë.

Thompson i cili jetonte në Minesota, u promovua në CEO i UnitedHealthcare në prill 2021, duke udhëhequr një njësi të Grupit më të madh UnitedHealth, i cili ofron përfitime nga sigurimet shëndetësore dhe farmacitë dhe është një nga kompanitë më të mëdha të vendit, me 372 miliardë dollarë qarkullim në 2023.

Personi i maskuar i dyshuar për vrasjen e Thompson iku me një biçikletë dhe besohet se u drejtua për në Central Park.

Vrasësi e priti për rreth 10 minuta që Thompson të mbërrinte përpara se të hapte zjarr nga rreth 6 metra larg, duke qëlluar disa herë, pak para orës 07.00 të mëngjesit, rreth orës 13.00 me orën tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy