Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i ftuar sonte në “Opinion” ka treguar edhe detajet e përgatitjes së tyrezës, ku morën pjesë të gjitha palët politike.
Duka tha se i dërgoi Ramës një mesazh ku e ftonte të merrte pjesë në takim, por që përgjigjia e tij ishte jo shumë e qartë nëse do të vinte ose jo.
“Me Edi Ramën u mora unë. I kam ccuar një sms dhe kam marrë një përgjigje evazive as “Po” as “JO”.
Në sms e Edi Ramës ai më shkruante “Mos u merrni me mbledhje të kota por shikoni hyni në zgjedhje se s’ka më kohë.
Dhe kur erdhi i kam thënë “Mendova se nuk do të vije”. Ndërkohë ai më tha: Unë nuk të thash që nuk do të vij. Në këtë mbledhje kam ardhur vetëm prej Agron Dukës se për ju të tjerët nuk vija”, ka deklaruar Duka.
Më tej Duka u shpreh se gjatë takimit partitë ishin dakortë me paketën që ishte në tyrezë, sipas tij vetëm Rama ishte kundra, ai si fillim ka ardhur me propozimin se zgjedhjet nuk do të shtyhen.



