
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme (10 gusht) në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Luan Hushi, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Burime për MCN bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në pyll dhe sipas një banori ka nisur për një sipërfaqe me ullinj.
Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.



