
Analisti Mentor Kikia tha në studion e MCN Live në Shqipëri duhet bërë një ndarje e partisë nga pushteti pasi secila ka strukturat e saj dhe nuk duhet të ketë mbivendosje.
Sipas Kikisë, treçereku i krytarëve të bashkisë janë drejtues politik.
Opozita është në fushatë sepse opozita nuk ka përgjegjësi për qeverisjen, ndërkohë që qeveria ka qenë në fushatë pasi përditshmërinë e punës së saj e ka marketuar si produkt politik si përpjekje për të mbajtur gjithmonë afër elektoratit. Ajo që do duhet të ndodhë është ndarje e politikës nga pushteti. ose më saktë ndarja e partisë nga pushteti. PS është PS, ka selinë e vet, ka strukturat e saj. PD është PD-ja, qeveria ka strukturat e saj, njerëzit e saj. Ajo që ndodh në Shqipëri është mbivendosja. Kryetari i bashkisë është kryetari i bashkisë, është votuar për të qenë kryebashkiak. Këtu treçereku i kryetarëve të bashkisë në bashkitë kryesore të vendit janë drejtues politik.



