Bylykbashi: Berlusconi ishte një personalitet me shumë ngjyra dhe një politikan me nuhatje të mprehtë

Bylykbashi: Berlusconi ishte një personalitet me shumë ngjyra dhe një politikan me nuhatje të mprehtë

Deputeti Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, u shpreh se Silvio Berlusconi ishte një personalitet me shumë ngjyra dhe një politikan me nuhatje të mprehtë. Bylykbashi tha se Berlusconi do të mbahet mend gjatë në Itali, por gjithashtu dhe në vendin tonë, pasi ai ka qenë një mik i mirë i Shqipërisë. "Një personalitet me shumë ngjyrë. Përtej asaj që dukej qartë me një nuhatje politikani të mprehtë. Të gjithë ne e kujtojmë që erdhi si një zjarr me politikën e tij, por interesante është sa shumë përpjekjesh janë bërë për ta nxjerrë atë nga politika pa votë. Sado nuk ishte partner dominant, ai ishte pjesë e koalicionit që fitoj zgjedhjet. Ka qenë kryeministri i parë më jetëgjatë dhe ka krijuar atë shprehjen “magjistratura e majtë”. Ai është një figurë që do mbahet mend gjatë në Itali dhe ka qenë një mik shumë i mirë I Shqipërisë."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy