Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Dashi 

Dita do të shkojë mbarë. Emocionet e ëmbla ju pushtojnë zemrën. Gjithçka e keni nisur me dëshirën për ta çuar deri në fund. Ndiheni të kënaqur. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme, kështu do të evitoni dhembjet e kokës dhe problemet e tretjes. Flini mjaftueshëm gjumë!

Demi 

Keni shumë gjëra për të sistemuar dhe do t’ju duhet patjetër të qëndroni jashtë orarit në punë. Angazhimet në punë ju detyrojnë të hiqni dorë nga diçka, por do t’i mblidhni frytet nga ana ekonomike. Nëse historia juaj e dashurisë ka shumë anë negative , ky është momenti i duhur për të marrë një vendim. 

Binjakët 

Hëna në shenjë ju mbështet në të gjitha frontet, duke ju ndihmuar të bëni mirë dhe shpejt gjithçka keni në axhendë. Nëse mbështeteni tek forca e vullnetit, mund të filloni një projekt të rëndësishëm. Në çështjet sentimentale është momenti të luani gjithçka. Miqësi të dashura për disa, ndihma të papritura për të tjerë. 

Gaforrja 

Këtë të enjte  do ta shpenzoni në punë dhe në çështjet e biznesit. Nuk është maksimumi, por do ta shijoni këtë ditë të qetë. Dedikojini pak kohë fizikut, mirëqënies dhe bukurisë. Është një moment i mirë për të rinisur disa raporte dhe për të thelluar interesat fetare, shpirtërore apo artistike. Ditë fantastikë për ata që jetojnë një histori sekrete dashurie. 

Luani 

Ju pret një e enjte me ritme të shpejta, ku nuk do të mungojnë kënaqësi të vogla personale. Do të zhvilloni më së miri aktivitetet rutinë, do të kujdeseni për çështje të ndryshme dhe do të shijoni shoqërinë e atyre që keni në zemër. Mos kini frikë nga një vështirësi, që për momentin mund t’ju duket e pakalueshme. 

Virgjëresha 

Hëna tek Binjakët ju kthen shumë tensione dhe keqkuptime. Edhe dashuria ndjek të njëjtën rrugë… Pyesni veten për motivet e trishtimit tuaj të papritur, por mos i lini hapësirë parandjenjave ogurzeza. Në dashuri yjet flasin qartë: Është e nevojshme të vlerësoni më shumë atë që keni. 

Peshorja 

Sot mund të bëni një udhëtim të shkurtër, të vizitoni miqtë tuaj të dahur, të bëni një dhuratë shumë domethënëse. Imagjinata, simpatia dhe komunikimi janë dhuratat që ju bën Hëna sot. Mbrëmje pak e vakët për Peshoret që kanë lindur në fund të shtatorit. Pini sherebelë kundër dhembjeve të stomakut. 

Akrepi 

Disa çështje që qëndronin pezull, sot më në fund do të zgjidhen dhe ju do të mund të rifilloni marshimin tuaj me më shumë zgjuarsi. Keni rrugë të lirë dhe mund të vendosni në mëyrë të pavarur. Në jetën private do të jeni jashtzakonisht të ëmbël dhe të kuptueshëm me personin e zemrës, aq sa do ta mrekulloni…

Shigjetari 

Dita nuk do të jetë e gjitha e tatëpjetë. Do të keni ndonjë problem, por kjo do t’ju bëjë të reflektoni për se vështirësitë mund të jenë stimuluese për në rrugën e duhur. Oratoria juaj ju ndihmon që t’ia hidhni në çfarëdolloj situate. Nëse keni një raport të mirë në çift dhe nuk doni ta prishni, mbani një qëndrim më të butë ndaj partnerit.

Bricjapi 

Kënaqësitë që do të merrni sot nga paratë nuk do të jenë të pakta. Pak rrëmujë në familje rrit ankthin tuaj, duke ju shqetësuar dhe duke ju bërë më të pasigurtë. Gradoni më mirë sforcimet, nëse merreni rregullisht me sport. Ngadalësoni pak… Nëse pini duhan, reduktoni numrin e cigareve!

Ujori 

Sot jeni në formë të mirë. Një e enjte e pasur me aksion, argëtim, surpriza dhe përkëdheli. Për t’u orientuar në vendime të ndryshme ndiqni intuitën tuaj, që është shumë e ndjeshme dhe e besueshme. Një takim do t’ju ndryshojë jetën. 

Peshqit 

Është e vështirë të ruani humorin e mirë në familje, duke qenë se keni një sërë pengesash, paqartësish dhe ankth. Një lajm i mirë vjen nga ana profesionale. Me kalimin e Hënës tek Gaforrja, në mbrëmje përmirësohet atmosfera.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy