Trafik droge nëpërmjet “rrjetit të errët”, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Trafik droge nëpërmjet “rrjetit të errët”, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Rrjeti i errët është vendi ku gjejnë terren trafiqet, përfshirë edhe ato të drogës. Pjesa e rrjetit që njihet si “dark web” përdoret zakonisht për shitjen e materialeve të jashtëligjshmë, përfshirë drogë, armë, materiale pedopornografike etj.

Policia italiane ka zbuluar pesë persona të moshës 29-55 vjeç, të cilët e përdonin këtë zonë të internetit për trafik ndërkombëtar droge. Tre italianë, një brazilian dhe një shqiptar shpërndanin kokainë, marijuanë, hashash dhe drogë sintetike. Dhjetë persona të tjerë janë nën hetim.

Operacioni është kryer pas një hetimi të prokurorive të Lecco-s, Bergamos dhe Pisa-s.

Shtetasi italian rezultoi përdorues i rregullt droge, të cilën e blinte përmes rrjetit të errët. Ai kishte instaluar në kompjuterin e tij sisteme të komplikuara për të bërë të pamundur gjurmimin e aktivitetit të tij në internet.

Ndërsa një tjetër shtetas italian ishte sinjalizuar nga autoritetet amerikane si trafikant i rrezikshëm droge.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy