G7 kërkon të vendosë çmim tavan për naftën, Rusia: Do të pezullojmë furnizimet

G7 kërkon të vendosë çmim tavan për naftën, Rusia: Do të pezullojmë furnizimet

Përpara një takimi të G7 për të diskutuar vendosjen e një tavani për çmimin e naftës ruse, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se Moska nuk do të furnizojë më vendet që zgjedhin të zbatojnë kufizime të tilla.

Nëse vendosin kufizime mbi çmimet, ne thjesht nuk do të furnizojmë më me naftë dhe produkte nafte kompanitë ose shtetet që vendosin kufizime pasi ne nuk do të punojmë në mënyrë jo konkurruese”, tha Novak, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Ministrat e financave të G7 pritet të takohen të premten për të diskutuar vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse.

Kjo është mënyra më efektive, për të goditur rëndë të ardhurat e Putinit dhe duke bërë këtë do të rezultojë në një rënie jo vetëm të të ardhurave të naftës së Putinit, por edhe në çmimet globale të energjisë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Novak i quajti propozimet për të vendosur kufizime “plotësisht absurde” dhe tha se ato mund të shkatërrojnë tregun global të naftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy