Dita e Rinisë/ Ambasada e SHBA: Ta bëjmë Shqipërinë një vend me standarde demokratike

Dita e Rinisë/ Ambasada e SHBA: Ta bëjmë Shqipërinë një vend me standarde demokratike

Ambasada e SHBA në Tiranë, nëprmjet një statusi në rrjete sociale ka uruar shqiptarët për 30 vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se rinia shqiptare 30 vjet më parë rrëzoi komunizmin, duke shtuar se ende vazhdon procesi i demokratizimit të vendit, për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Urimi i ambasadës së SHBA në Tiranë

Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990.

Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian.

Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë populin shqiptar në këtë udhëtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy