Trimçev: Marrëveshja e pensioneve me Italinë, lajm pozitiv. Shuma varet nga kontributet (VIDEO)

Trimçev: Marrëveshja e pensioneve me Italinë, lajm pozitiv. Shuma varet nga kontributet (VIDEO)

Dritan Trimçev nga “Shoqata Diaspora” e sheh si zhvillim pozitiv miratimin e marrëveshjes për pensionet me Shqipërinë, nga senati italian, prej së cilës përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, ashtu edhe shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.

Duke folur për “MCN Informacion”, ai deklaroi se pensionistët duhet të bëjnë një kërkesë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali për të përfituar pensionin.

Shpresoj që shpërndarja mund të behet brenda gjashtë mujorit të parë, masa e pensionit varet nga kontributet që ka derdhur çdo njeri, por nuk mund të jetë më pak se 600 euro.

Kush ikën nga Italia nuk ka të drejtën e pensionit social, do marrë vetëm 400 euro.

Ka shumë që e lidhin marrëveshjen me fushatën zgjedhore, kam përshtypjen se pak a shumë hyrja në fuqi e marrëveshjes do jetë në atë periudhë.

Çdo ditë e humbur për një pensionist që nuk ka të ardhura të tjera, është një ditë vuajtje.

Një gjë që duhet të bëjnë dy qeveritë është të nxisin punën e rregullt që të mos humbin vitet e punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy