Inceneratorët, Kryemadhi: Zoto ka paguar 2 miliardë lekë për 19 kompani, Rama presion Prokurorisë për hetimet (VIDEO)

Inceneratorët, Kryemadhi: Zoto ka paguar 2 miliardë lekë për 19 kompani, Rama presion Prokurorisë për hetimet (VIDEO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në një komunikim për mediat lidhur me çështjen e inceneratorëve, deklaroi se Klodian Zoto ka paguar rreth 2 miliardë lekë për 19 kompani.

Kryemadhi tha se këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019 dhe 2020-2021.

Ajo veçoi tre raste për të cilat tha se bëjnë përshtypje “Lumi-06, Elvis 03 Group dhe Elvis Co.

Në fjalën e saj deklaroi se vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

Inceneratori i Tiranës, offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milionë dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal.

Të bën përshtypje, tre kompani njëra është bariu në Greqi që ka përfituar nga Zoto rreth 5 milionë dollarë.

Pas denoncimit e Haxhire Gurakuqi e Thanas Çanit, pra dy pensionistët që kanë marrë 1 milion dollarë.

Në 25 milionë dollarë që ka marrë Zoto, vlera totale e gjitha e grabitur, fryrje punimesh është 19 milionë dollarë e sekuestruar e futur në xhepat e tyre.

Ndërkohë që dje Kryeministri thoshte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Nuk është e vërtetë që prokuroria i ka dhënë dokumentet LSI.

Sipas saj, Edi Rama ka bërë presion ndaj prokurorisë për të mos vazhduar për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që shtoi se Elbasani dhe Fieri u sekuestruan kur u mbyllën të gjitha pagesat.

Kryemadhi shtoi se tre kompanitë të cilat janë paguar edhe pas padisë në Prokurori nga Drejtoria e Tatimeve.

Të njëjtat kompani që kanë kryer skemën tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë dhe tek inceneratori i Tiranës.

Nuk kam asnjë thirrje për inceneratorin e Tiranës. Padia jonë kryesore për Tiranën. Argumenti mosthirrjes së Monika Kryemadhit është kjo tabelë këtu.

Qytetarëve të Tiranës i'u grabitën 15 milionë dollarë. Nuk është e kollajshme të thërrasësh Erion Veliajn dhe Edi Ramën por më e pakta është të bllokojë pagesat për inceneratorin e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy