Berisha: S’mund të ketë paqe sociale pa i dhënë përgjigje problemit të të përndjekurve politikë

Berisha: S’mund të ketë paqe sociale pa i dhënë përgjigje problemit të të përndjekurve politikë

Në një takim me drejtuesit e departamenteve të ish-të përndjekurve politikë pranë degëve të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se problematikat e jashtëzakonshme të trashëguara nga diktatura, ende nuk kanë marrë përgjigjen e merituar.

Ai kërkoi të hartohet programi i ri i Partisë Demokratike, pasi marrëveshja e vitit 2006, me të përndjekurit politikë, në disa aspekte është tejkaluar dhe kërkohet të bëhet edhe një rishqyrtim i të gjithë detyrimeve që shoqëria ka ndaj kësaj shtrese.

Sot, ndoshta gjysma e shqiptarëve ndoshta nuk e kuptojnë dot se qindra e mijëra pallate, se hekurudha dhe vepra të tjera, se miliona ton minerale janë puna prej skllevërve që iu imponua të përndjekurve politikë, të burgosurve, të internuarve regjimi komunist.

Askush nuk duhet të mendojë ndryshe veçse një borxh i madh moral ndaj jush.

Këtu në Tiranë, dhe unë nuk kam të gjithë inventarin, por janë mijëra familje të strehuara në pallate të ndërtuara nga të përndjekurit politikë dhe të burgosurit politikë. Bllok pas blloku.

Dy blloqe paralel të rrethuara me tela me gjemba me ushtarë, aty futeshin të burgosurit dhe ndërtonin. Këto janë të vërteta.

Dhe e gjitha kjo, pse, sepse qëndronit për vlerat që ndajnë sot shoqëria e lirë.

Për fjalën e lirë, për besimin tek Zoti, për dashurinë për atdheun, për vokacionin perëndimor.

Pra, në këtë kuadër, programi i PD për të përndjekurit, të internuarit, të burgosurit, të pushkatuarit, do të ridimensionohet plotësisht.

Detyrimet e shoqërisë shqiptare ndaj kësaj shtrese do të njihen, siç janë njohur në masë të caktuar, dhe do të plotësohen.

Po, nuk mund të ketë paqe të vërtetë sociale pa i dhënë përgjigjen e merituar problemit të të përndjekurve politikë dhe pronarëve. Jo.

Ndaj dhe ju do përgatisni një program të ri, unë kam besim të plotë se ju do keni vlerësimet më objektive në parashtrimet tuaja dhe PD do ta ketë atë pjesë të programit qeverisës.

Edhe njëherë, nuk mund të ketë paqe sociale, nuk mund të ketë shoqëri të drejtë, pa dëmshpërblyer të përndjekurit politikë dhe pronarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy