Gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të Kongresit të PS-së, kryeministri Edi Rama ka folur për një amnisti për shqiptarët e ndershëm që deklarojnë pasurinë.
Rama tha se emigrantët shqiptarë nuk mundet të rrinë më, të mbajnë para me një mijë e një vështirësi, të kenë frikë të blejnë shtëpi se thonë "bobo duhet të deklarojmë lekët".
Kryeministri gjithashtu zbuloi se kush përfiton dhe kush do japë llogari, duke filluar nga ai vetë i pari.
“Ne do të lançojmë një amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që të gjitha paratë, asetet t’i deklarojnë. Paratë t’i fusin në banka dhe asetet t’i deklarojnë. Dhe jo një apo dy organizata të ngrihen por bota mbarë të thotë kjo nuk bëhet do bëhet. Emigrantët shqiptarë nuk mundet të rrinë më, të mbajnë para me një mijë e një vështirësi dhe as nuk mund të torturohen t’i çojnë këtu se fillon pastrimi i parave.
Të gjitha ata që nuk i kanë paratë me drogë, terrorizëm, prostitucion, me ato që parashikohen tek krimi special, ose të gjitha ta që janë politikanë, gjykatës, prokurorë, këta nuk mund të amnistohen. Do japin llogari, nga unë i pari, herët apo vonë do japim llogari për çdo gjë që kemi, si e kemi, ku e kemi.
Aty nuk ka më socialist apo demokrat. O me punën o tek vendi. Kurse të tjerët me një afat kohor kanë mundësi t’i sjellin paratë këtu. Besoj se kjo do na japë mundësinë të shtyjmë ekonominë edhe më shumë.
Duhet të maksmimalizojnë energjinë. Mos të merremi as me lidhjen as me zgjidhjen…po zgjidhja ku më doli. Me ekonominë, me punën”, tha Rama.
Rama u shpreh se për një kohë të caktuar të gjithë do të kenë mundësi t’i legalizojnë paratë e tyre, nëse nuk e bëjnë brenda afatit sërish do të konsiderohen pjesë e KÇK-së.



