Kriza energjetike në Kosovë/ Buzhala: Nuk mund të kërkojmë ndihmë nga Shqipëria, ajo nuk ka teprica as për vete (VIDEO)

Kriza energjetike në Kosovë/ Buzhala: Nuk mund të kërkojmë ndihmë nga Shqipëria, ajo nuk ka teprica as për vete (VIDEO)

Situata e krizës energjetike në Kosovë, po hyn në një fazë shumë të vështirë, ku dy vazhdojnë të jetë mundësitë, të vazhdohet me reduktime  ose të shtrenjtohet energjia elektrikë për konsumatorët, pohon gjendjen aktuale me energjinë elektrike në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN TV, zëdhënësi i Kompanisë së Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike, Viktor Buzhala.

Sipas Buzhalës, kjo vështirësi do te jetë e pranishme deri më 20 janar.

“Rrethanat që na kanë çuar deri këtu, duke filluar nga zvogëlimi i prodhimit të brendshëm të një nga njësit e Termocentralit “Kosova B”, që jep 70 % të punës, kësisoj do të jetë deri më 20 janar, si rrjedhojë na janë shteruar fondet, edhe pse deri tani e kemi përballuar vetë dhe tashmë jemi në situatën në të cilën jemi të pamundur të vazhdojmë kështu, nuk ka kufizime të mëdha, vetëm te 10 përqind e konsumatorëve të cilat zgjasin deri në 2 orë në ditë.

Sipas Buzhalës, rrethanat ishin të pashmangshme për të mos filluar reduktimet, duke u nisur nga çmimi i energjisë në berzë e deri te çmimet qeë janë shumë më të lira në rajon, gjë që e kanë pamundësuar mbulimin e prodhimit.

Kosova aktualisht prodhon 600 deri në 800 megavat rryme në orë, kurse konsumi ka arritur deri në 1,400 megavat në orë.

Në tregun botëror, çmimi i rrymës është shtrenjtuar dukshëm. Nga 69 euro për megavat sa ishte çmimi vitin e kaluar, në këtë periudhë çmimi i importit të rrymës arriti deri në 700 euro për megavat, tha Buzhala.

“Kanë qenë të pashmangshme, rrethanat në të cilat gjendeshim, fondi prej 20 milionë i qeverisë, ka qenë i pamjaftueshëm për një prodhim 700 megavat në orë, në kohën kur konsumit i duhen deri në 120 megavat prodhim në orë, të gjithë ngrohen me energji elektrike, dhe ngarkesa vjen nga ngrohja.

Por a do ishte e domosdoshme një ndihmë nga Shqipëria?. Për Buzhalën, është e pamundur, pasi vet Shqipëria ka mangësi në prodhim dhe nuk i mbulon të tërë konsumin e tij.

“Ne kemi bashkëpunim mjaft të mirë me Shqipërinë, por Shqipëria nuk është se ka teprica as për vete, Shqipëria është vend importues, dhe në këto rrethana kur kërkesat janë në maksimum për vete, secili vend shikon interesat e veta, nuk mund ta ngushtojmë Shqipërinë të na ndihmoj neve e të lerë qytetarët e vet në terr, dhe aktualisht fatkeqësisht as Shqipëria nuk ka teprica.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy