Tensionet Itali-Francë, Loiseau: Nuk do luajmë kush është më budalla

Tensionet Itali-Francë, Loiseau: Nuk do luajmë kush është më budalla

“Nuk do bëjmë konkurs kush është më budalla. Me Italinë kemi për të bërë shumë gjëra dhe duam të vijojmë t’i bëjmë. Do të shkoj në Itali, kur të jetë qetësuar klima”. Kështu i është përgjigjur interesimit të mediave ministrja franceze e Çështjeve Europiane, Nathalie Loiseau, në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Loiseau është pyetur nëse Franca është e gatshme të marrë masa ndaj Italisë për çështje si Stx-Fincantieri apo Alitalia, pas sulmeve të dy zëvendëskryeministrave Luigi di Maio dhe Matteo Salvini kundër qeverisë Macron.

“Në Francë mendojnë se e gjithë kjo është e tepruar dhe pa kuptim. Kur teprohet me deklarata në tone dhe në sasi, ato e humbin kuptimin”, ka thënë Loiseau.

“E çfarë fitojnë italianë? A i kontribuon kjo mirëqenies së popullit Italian, gjë që është përgjithësisht objektivi i çdo qeverie. Nuk besoj”, ka shtuar ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy