Mehmeti: Që nga viti 2018, 48 mijë maturantë janë larguar. Mësuesit e ciklit të ulët, më të keqpaguar sipas hierarkisë në vend

Mehmeti: Që nga viti 2018, 48 mijë maturantë janë larguar. Mësuesit e ciklit të ulët, më të keqpaguar sipas hierarkisë në vend

Në temën e sotme për arsimin në emisionin “MCN economy”, u fol në veçanti për mësuesit.

Ndriçim Mehmeti, eksperti i mësimit, numëroi problematikat në lidhje me çështjet e arsimit, problematikat që shqetësojnë nxënësit dhe mësuesit si dhe faktin se që nga viti 2918, 48 mijë maturantë janë larguar nga vendi dhe askush nuk flet për ta.

Nëse në vitin 1991, kishte njëfarë kuptimi dhe njerëzit u larguan dhe mes tyre edhe mësues, sot nuk duhet të kishte asnjë lloj kuptimi. Ka shumë arsye, së pari mësuesit janë të keqtrajtuar, të keqpaguar, pa kushte punës, pa kushte jetese, me shërbime dhe cilësi jete tepër të ulët.

Ne nuk jemi një statistikë nga Ministria e Arsimit, nuk ka fare, ne duhet të kishim që nga viti 1912, po të ishte një shtet serioz. Psh, ju thatë se kishte 43 mijë mësues, unë mbaj mend që në vitin 2013, kishte 41 mijë mësues, dhe kemi pasur 46 mijë maturantë, tani ne kemi 29 mijë mësues dhe 29 mijë maturantë.

Kaq kishim këtë vit dhe kemi ulur gati dyfish vetëm ata që kanë kërkuar dhe kanë ikur jashtë shtetit, në 10 vitet e fundit, janë 48 mije maturantë që kanë ikur jashtë dhe nuk e vret mendjen njeri. Ne po ka ikim masivisht mësues të mësimit parashkollor, që kërkohen masovikisht në Gjermani, Angli, Belgjike dhe ata janë palca e arsimit, janë shtylla. Sepse po arrite në mësimin parashkollor dhe fillor dhe deri në klasë të nëntë, ai është i formuar, ai thellon dijet e veta.

 Sipas Mehmeti, mësuesit e ciklit fillor janë më të keqpaguarit në hierarkinë në vend.

Arsyet që kanë ikur janë e para, të keq paguarit në hierarki.

Po u jap një shembull. Një mësues i mësimit parashkollor merr nga 47-49 mijë lek të reja, një sanitare në QSUT merr 52 mijë l të reja.

Më thoni pak këtë hierarki që kemi ne. Mësuesi ka sot pagën me të ulët. Një mësues i ciklit të ulët me 25 vjet përvoje merr në Kotorr, 1108€, një mësues të jetë këtu me aq përvojë pune, mezi i merr 58 mijë le të reja.

Pra, kemi një diferencë të frikshme, të turpshme dhe diskriminuese.

Pra një mësues i arsimit të mesëm merr më shumë se ai i arsimit fillor, më thoni se cila është arsyeja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy