
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Kamberi i konsideron si të papranueshme paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi.
Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse levizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje, madje përkundrazi, rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin.
Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”.



