Pasaporta diplomatike e Boris Becker rezulton një letër pa vlerë

Pasaporta diplomatike e Boris Becker rezulton një letër pa vlerë

Republika e Afrikës Qendrore ka mohuar t’i ketë lëshuar pasaportë diplomatike ish-tenistit gjerman, Boris Becker. Një diplomat i këtij vendi tha se pasaporta që Becker po përdor për të siguruar imunitet diplomatic për t’u shpëtuar procedurave të falimentit në Britani është e pavlefshme.

“Pasaporta që ai ka është false”, tha shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme Cherubim Moroubama. Sipas tij, numri i serisë së pasaportës korrespondon me një prej pasaportave të vjedhura në  vitin 2014.

Sipas AFP-së, pasaporta në fjalë mban datën 19 mars 2018 dhe nuk ka as vulën, as firmën e ministrit të Jashtëm, Charles Armel Doubane.

Tre herë fituesi i Uimbeldonit pretendon se emërimi i tij si diplomat nga Republika Qendrore e Afrikës i jep atij mbrojtje nga çdo pretendim ligjor.

Becker deklaroi falimentin në vitin 2017 në lidhje me një shumë parash që i detyrohej bankës private “Arbuthnot Latham”. Por ai po hetohet për pasuri të tjera.

Republika e Afrikës Qendrore e caktoi Becker-in atashe sportiv dhe kulturor në BE në prill 2018.

Avokati i tij thotë se kjo e mbron atë nga të qenit subjekt i procesit ligjor në gjykatat e çdo vendi për aq kohë sa ai mbetet diplomat.

Becker është i pari gjerman që fitoi Uimbeldonin, në moshën 17-vjeçare më 1985.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy