Vetingu, në shkurt rezultatet për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen (VIDEO)

Vetingu, në shkurt rezultatet për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen (VIDEO)

Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë, gjatë një vizite në zyrat e Hipotekës dhe ALUIZNI-t në Fier, u shpreh se rezultatet e vetingut pritet të dalin në shkurt.

Më tej, ajo shtoi se nuk do të tolerohet asnjë rast shkelje ligjore, abuzimi me detyrën apo marrje rryshfeti, duke shprehur qartë se do të merren masa disiplinore deri në largime nga puna dhe procedime për ndjekje administrative apo penale për cdo punonjës apo drejtues.

Në fund ajo shtoi se porosia që iu është lënë të gjithë drejtuesve të përgjithshëm, drejtuesve rajonal, është që ankesat të zgjidhen brenda afatit 10 ditor. Nuk asnjë tolerancë në rast se tejkalohet ky afat. Lidhur me trajtimin e pronave, Ministrja Gjonaj u shpreh se po punohet për të integruar tre shërbimet , ALUIZN, ZRPP, ATP në një zyrë të vetme me qëllim dhënien fund sorrollatjeve të qytetarëve nëpër dyert e institucioneve. Ministrja vizitoi edhe Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në Kosovë të Lushnjës dhe në Fier, ku inspektoi nga afër kushtet dhe pati takime me të dënuarit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy